Vendosni fjalën kyçe....

Ende asnjë rast me Delta, Rama: Është variant agresiv, vaksinohuni


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal, ku është ngritur një qendër vaksinimi anti-Covid.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, për t’iu paraprirë çdo rreziku të mundshëm, ndonëse në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin e ri Delta, për të cilin tha se ishte shumë i rrezikshëm.

 “Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt.

 Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”- tha Rama.