Vendosni fjalën kyçe....

“Europa po përqafon sërish Fashizmin” – Zëdhënësi i Erdogan akuzon gjykatën e lartë në BE për lejimin e ndalimit të shamive në vendin e punës


Zëdhënësi i presidentit turk Erdogan ka akuzuar BE se po ‘përqafon’ të kaluarën fashiste të kontinentit Evropian, pasi një gjykatë e lartë vendosi që punëdhënësit të ndalojnë simbolet fetare, përfshirë shaminë e femrave.

Vendimi i miratuar këtë javë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (CJEU) është ‘i gabuar’dhe ‘një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet racizmit’, tha Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit për zyrën e presidentit Erdogan në Twitter të shtunën. Ai tha se ishte ‘e pabesueshme që fashizmi sapo u përhap në gjykatat’ e BE-së, duke shtuar se ‘në vend që të denonconte të kaluarën e saj të errët, Evropa tani kërkon ta përqafojë atë’.

Të enjten CJEU miratoi një vendim historik që thoshte se punëdhënësit që kanë një nevojë të mirëfilltë për të ruajtur neutralitetin fetar kanë të drejtën të ndalojnë punëtorët të mbajnë simbole të dukshme fetare.

Gjykata shqyrtoi dy raste të veçanta të sjella nga dy gra myslimane nga Gjermania, një arkëtare e një farmacie dhe një kujdestare, të cilët pretenduan se punëdhënësit e tyre i diskriminonin ato duke mos i lejuar ato të mbanin shami.

CJEU konfirmoi se punëdhënësit mund të kenë arsye të ligjshme për të zbatuar një kod veshjeje neutrale ndaj fesë dhe lejohen ta bëjnë këtë për sa kohë që trajtojnë simbolet e besimeve të ndryshme në mënyrë të barabartë.