Liderja e vetëshpallur e lëvizjes opozitare të Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya, u ka bërë thirrje politikanëve amerikanë të mbështesin përpjekjen e saj për të rrëzuar nga pushteti pesidentin e vendit, Alexander Lukashenko, si pjesë e vizitës së saj në Uashington.
Në një intervistë me revistën ‘National Interest’, botuar të dielën, aktivistja 39-vjeçare, e cila ka jetuar jashtë vendit që nga zgjedhjet presidenciale bjelloruse të verës së kaluar, shprehu shpresën se presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, do të ndërhynte drejtpërdrejt në vendin e Evropës Lindore.
“Me ndihmën e Biden ne do të mbizotërojmë,” tha ajo.
Tikhanovskaya e bëri të qartë gjatë intervistës ‘se ajo po i kërkon ndihmë administratës Biden për të forcuar opozitën bjelloruse’, që ka humbur vrullin brenda muajve të fundit. Ajo gjithashtu e kritikoi shpërtheu Lukashenkon si ‘kukull’, ndërsa argumentoi se presidenti i kahershëm nuk është një aleat ideal as për Rusinë.