Gazetari Elvi Fundo ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas Kuvendit Kombëtar të mbajtur të shtunën ku u diskutua mbi humbjen e zgjedhjeve dhe në disa raste pati akuza ndaj Gazmend Bardhit.
Fundo i del në krah këtij të fundit, duke thënë se përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve është vetëm Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha që e mbështeti atë. Por në asnjë mënyrë Bardhi.
“Kur fajin e ka Gaz Bardhi!
Që të mos përpëliten kot disa lulzimsa të dëshpëruar e servilë të Bashës, pa lënë mënjanë disa gjoja Berishistë.
Duken qesharakë dhe budallenj këta që duan t’ja faturojnë përjashtimet nga komisioni Nishani-Ruli, humbjen e zgjedhjeve, raportin e falsifikuar, listën e manipuluar të Këshillit Kombëtar, Gazmend Bardhit, pjeshkës të zemrës time.
Zgjedhjet i humbi Basha, humbjet dhe manipulimet në PD i bekon Berisha.”– shkruan Fundo.
Gazetari e shpjegon këtë me fabulën e gomarit me ujkun, ku Berishën e cilëson si ujku, Bashën si hienën e tij dhe Bardhin si lepurushen e oborrit.
“Për situatën në PD, pa asnjë mëdyshje FAJIN E KA SALIU, në mënyrë të përsëritur kjo.
A thua vallë se se kuptojnë? E dinë por këtyre që i heqin ju shkon shumë historia e gomarit me ujkun. Atyre që shpresojnë ende sju bën dot derman as vetë Gazi.
Doktori së fundi turpësisht u shfaq si avokat i kunatit të Lulit, E NEVERITSHME PËRTEJ GJITHÇKAJE, turpësisht dhe justifikues i humbjeve të Bashës dhe falsifikimeve e manipulimeve me listat e zgjedhjet në PD.
Për elitën e Republikës së Re fajin e ka Gaz Bardhi. JO OR JO. FAJIN E KA LULZIM BASHA E SALI BERISHA QË E MBËSHTET. PIKË.
Ju që e ndjeni veten gomerë UJKU është Sali Berisha, Luli është hijena e tij. Gaz Bardhi është lepurushja e oborrit. Vetëm kaq.
Kjo është vërteta politike, mbi çdo respekt apo mirënjohje që kam unë personalisht ndaj Doktorit.”- shton Fundo.
Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur ditën e shtunë, deputeti i zgjedhur doli kundër analizës së bërë për zgjedhjet, ku tha se ajo është bërë nga njerëz që janë përgjegjës për humbjen, duke përmendur këtu sekretarin e Përgjithshëm të PD-së. Pas kësaj, të shumtë e komentuan Bardhin si një nga përgjegjësit për humbjen.