Vendosni fjalën kyçe....

Google Maps akuzohet se ofron rrugë ‘potencialisht fatale’ për turistët e sportistët


Alpinistët që kërkojnë të arrijnë malin më të lartë të Skocisë dhe majat e tjera në zonë po dërgohen në rrugë ‘potencialisht fatale’ nga Google Maps, kanë paralajmëruar organizatat e alpinizmit të rajonit.

Organizata ‘John Muir Trust’ tha të enjten se një numër në rritje i njerëzve që përdorin Google Maps për të shkuar deri në majën më të lartë, Ben Nevis, rrezikojnë të drejtohen përmes një rruge që është ‘shumë e rrezikshme, madje edhe për alpinistët me përvojë’.

Ben Nevis, një destinacion i njohur turistik, është mali më i lartë në ishujt britanikë, 1,345 metra i lartë. Megjithëse mijëra e arrijnë, ngjitja në majë nuk është pa rreziqe dhe shumë vdekje janë regjistruar vit pas viti.

“Problemi është se Google Maps i drejton disa vizitorë në udhë të rrezikshme .” – tha në një deklaratë një nga zyrtarët e ‘John Muir Trust’, Nathan Berrie.

“Por kjo nuk është rruga e saktë dhe ne shpesh hasim në grupe të këmbësorëve të papërvojë që shkojnë drejt Steall Falls ose lart në shpatet jugore të Ben Nevis duke besuar se është rruga për në majë.” – shtoi Berrie.

Sipas disa organizatave që merren me alpinizëm në zonë, rrugët e ofruaera nga Google Maps sjellin rreziqe të shumta edhe për alpinistët me përvojë.