Vendosni fjalën kyçe....

Organizata rinore padit në SPAK patronazhistët, kërkon dëmshpërblim, fshirjen e të dhënave e dënimin e përgjegjësve


Çështja e patronazhistëve ka përfunduar në SPAK. Organizata rinore ‘Guxo’ ka paditur Partinë Socialiste lidhur me çështjen në fjalë duke kërkuar dëmshpërblim prej saj.

Organizata në fjalë përfaqëson 162 qytetarë të Tiranës ndërsa përveç dëshpërblimit, ajo kërkon dënimin e personave përgjegjës dhe fshirjen e të dhënave të mbledhura e që janë në dispozicion të patronazhistëve.

“Në fushatën zgjedhore 2021 ndodhi një rast shumë i rëndë. Të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve u mblodhën dhe u përpunuan nga palë të treta. Kjo është një shkelje e rëndë e nenit 35 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ne kemi identifikuar rreth 22 vendime që dënojnë ashpër një fenomen të ngjashëm. Për këtë arsye kemi dërguar në SPAK  3 kërkesa. Dënimin e personave përgjegjës, së dyti fshirjen e të gjitha të dhënave personale që janë përdorur nga palë të treta, të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe së treti dëmshpërblimin e këtyre 162 qytetarëve që na janë bashkuar në këtë nismë.” – tha avokati Ahmetaj pas dorëzimit të denoncimit në SPAK.