Vendosni fjalën kyçe....

“Pegasus” – Softueri i spiunimit që është përdorur nga qeveritë autoritare për të përgjuar aktivistët, gazetarët, avokatët dhe politikanët


Në të gjithë botën, aktivistë, gazetarë dhe avokatë kanë rënë pre e përgjimeve nga qeveritë autoritare, në sajë të një softueri spiunimi, i instaluar në telefonat e tyre.

Këto softuerë spiunimi u janë shitur qeverive autoritare nga një firmë izraelite e mbikëqyrjes, NSO Group.

 “Spyware i NSO Group është përdorur për të lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën në një shkallë masive, sipas një hetimi të madh në rrjedhjen e 50,000 numrave të telefonit. Këto përfshijnë krerë të shtetit, aktivistë dhe gazetarë, përfshirë familjen e Jamal Khashoggi.”- siç shkruan Aminsty International.

Pretendimet në lidhje me përdorimin e softuerit të njohur si Pegasus, u bënë të dielën nga 17 organizata mediatike në të gjithë botën, si Washington Post, The Guardian, Le Monde.

“Projekti Pegasus vë në dukje se si Spyware i NSO është një armë e zgjedhur nga qeveritë represive që kërkojnë të heshtin gazetarët, të sulmojnë aktivistët, duke vënë në rrezik jetë të panumërta.”- tha  Agnès Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International.

Nga të dhënat e zbuluara u identifikuan klientët e mundshëm të NSO në 11 vende: Azerbajxhan, Bahrein, Hungari, Indi, Kazakistan, Meksikë, Marok, Ruanda, Arabia Saudite, Togo dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediet që kanë publikuar hetimin raportojnë se: “NSO Group nuk ka ndërmarrë veprime adekuate për të ndaluar përdorimin e mjeteve të tij për vëzhgimin e paligjshëmtë aktivistëve dhe gazetarëve, pavarësisht nga fakti se e dinte, ose diskutohet se duhej ta dinte, se kjo po ndodhte.”

Pegasus prek iPhone dhe pajisjet Android për të mundësuar operatorët të nxjerrin mesazhe, foto dhe email, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona.

Hetimi deri më tani ka identifikuar të paktën 180 gazetarë në 20 vende që ishin targetuar nga ky program spiunimi, përfshirë këtu Cecilio Pineda, një gazetare meksikane që mbulonte krimin, çështjet sociale dhe korrupsionin dhe u qëllua për vdekje në Mars të vitit 2017.

Në listë përfshihen edhe njerëz të afërt me Jamal Khashoggi, kolumnistin e Washington Post të vrarë brutalisht në ambasadën Saudite në Stamboll në Tetor 2018, të fejuarën e tij Hatice Elatr, si dhe djalin e tij, Abdullah dhe gruan e këtij të fundit Hanan Elatr.

Gati 600 politikanë dhe zyrtarë, disa krerë shtetesh, dhjetra drejtues biznesi dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, kanë rënë pre gjithashtu.