Vendosni fjalën kyçe....

‘Pornstarja konservatore’ përjashtohet nga konferenca pas protestës së disa republikanëve


E vetëshpallur ‘pornstare konservator’ Brandi Love u përjashtua nga Takimi i Veprimit Studentor i ‘Turning Point’ në SHBA këtë fundjavë, pasi pjesëmarrja e saj çoi në protesta nga disa republikanë.

Love, një aktore 48-vjeçare që i referohet vetes në Twitter si një ‘pornstare konservatore’ dhe kontribuese në faqen e internetit të krahut të djathtë Federalist, pretendoi se ishte dëbuar nga konferenca të shtunën pas ankesave nga konservatorët e tjerë.

Ajo bëri fotografi në konferencë përpara se të merrte një e-mail nga ‘Turning Point USA’ që e lajmëronte se ftesa e saj ishte anuluar.

Love protestoi ndaj vendimit të ‘Turning Point USA’ në një seri postimesh në Twitter, të cilat ajo i publikoi në mes të fotove të qarta të trupit të saj të zhveshur.

“Nuk isha atje duke përfaqësuar profesionin tim. Unë isha atje si qytetare për të qenë rreth konservatorëve të tjerë.” – argumentoi pornstarja.