Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në Lezhë, bizneset kërkojnë zgjatje të orës së muzikës: Nëse s’ka reagim ulim qepenat si në Vlorë


Dhjetëra pronarë biznesesh në Shëngjin dhe pronarë lokalesh dasmash në Lezhë kanë zhvilluar sot një protestë kundër orës policore.

Ata kanë bërë thirrje për zgjatje të orarit të muzikës duke theksuar se kjo gjë po e ndëshkon keqazi për të dytin vit radhazi turizmin në zonë.

Pronarët e bizneseve presin reagim nga qeveria në të kundërt kanë thënë se do mbyllin lokalet njësoj si bizneset në Vlorë.

“Kërkojmë që të shtyjë orarin e të paktën deri në orën 01:00.Ky kufizim na ka dëmtuar edhe moralisht dhe ekonomikisht, dasmat e darkës nuk bëhet, na fusin në ngatërresë dhe me klientët. Papërgjegjshmëria e këtij shteti po na ballafaqon me njerëzit që kanë prerë biletet janë nisur nga jashtë shtetit dhe na vijnë këtu dhe na gjejnë të papërgatitur, është i vetmi muaj që punojmë. Penalizohen shumë zinxhirë pas nesh, të mos mendojmë se jemi e vetmja palë e dëmtuar, janë dyqanet e mishit, ushqimoret, bulmetoret. Nuk merremi kush punon e kush punon, qeveria të tregohet e përgjegjshme ndaj nesh.” – thanë pronarët gjatë protestës.