Një konflikt për pronën ka ndodhur mes dy vëllezërve në Tiranë, duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas uniformave blu, 32-vjeçari me inicialet V.I. ka goditur me mjet prerës vëllain e tij me inicialet D.I. Ky i fundit është dërguar në spital ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vëllai është vënë në pranga nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.