Vendosni fjalën kyçe....

Vendosën himnin kombëtar në lokal pas orës policore/ Lirohen 4 personat e shoqëruar mbrëmë në Vlorë


Mbrëmjen e kaluar ka patur protesta nga bizneset në Vlorë, të cilat në orën 22:00, kur muzika duhet të fiket vendosën të luanin himnin kombëtar në shenjë proteste kundër rregullave anti-Covid.

Pas kësaj, policia ka zbarkuar në lokalet në Vlorë, ku ka patur edhe disa shoqërime, mes të cilëve edhe pronarja e një lokali.

Të shumtë ishin qytetarët që u mblodhën para komisariatit të Vlorës, nga ku kërkuan lirimin e zonjës dhe 3 tre personave të tjerë.

Sipas “Balkanweb”, në orën 03:00 u bë e mundur lirimi i 4 të shoqëruarve. Kujtojmë se operatorët e Vlorës prej ditësh kanë paralajmëruar protesta për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre, kjo po i pengon aktivitetin gjatë sezonit veror, periudha që ata presin gjithë vitin për të punuar.

Sipas tyre, ora policore aktuale, u ka vënë bizneset përballë kushteve të vështira ekonomike.