Vendosni fjalën kyçe....

Zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00, bizneset në Vlorë anulojnë protestën e parashikuar për sot


Kreu i operatorëve turistikë në Vlorë ka përshëndetur njoftimin nga kryeministri Rama për zgjatje të orarit të muzikës deri në orën 23:00.

Vasil Bedinaj tha se turizmi ka pasur një periudhë të vështirë dy vitet e fundit ndërsa pohoi se pas njoftimit për zgjatjen e orarit të muzikës, është anuluar protesta e parashikuar për ditën e sotme në Vlorë.

“Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë. Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për të shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë. Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej. Ishte organizuar një protestë më masive në orën 19:30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri.” – tha Bedinaj për Report TV.