Vendosni fjalën kyçe....

Tre ilaçe ekzistuese e luftojnë koronavirusin me sukses ‘gati 100%’. Studimi në laboratorin izraelit


Nëse ilaçet kalojnë testin klinik për COVID-19, ato ka të ngjarë të jenë efektive për variante të ndryshme, thonë shkencëtarët, pasi ato synojnë proteinat që ndryshojnë pak ndërmjet mutacioneve

Shkencëtarët izraelitë thonë se ata kanë identifikuar tre ilaçe ekzistuese që kanë perspektivë të mirë si trajtime COVID-19, duke raportuar se ato treguan aftësi të lartë për të luftuar virusin në testet laboratorike.

Ata vendosën substancat me SARS ‑CoV‑2 të gjalla dhe qelizat njerëzore in vitro. Rezultatet ‘treguan se ilaçet mund të mbrojnë qelizat nga sulmet nga virusi me afro 100 për qind efektivitet, që do të thotë se pothuajse 100% e qelizave jetuan pavarësisht se ishin të infektuar nga virusi’ tha për Times of Israel Profesori Isaiah Arkin, biokimist i Universitetit Hebre.

“Në të kundërt, në rrethana normale, rreth gjysma e qelizave do të kishin vdekur pas dy ditësh pas kontaktit me virusin.”

Ai shtoi se ka indikacione të dhëna të forta se ilaçet do të jenë të fuqishme ndaj ndryshimit të varianteve.

Arkin, pjesë e një qendre të Universitetit Hebraik që është e specializuar në riaftësimin e ilaçeve ekzistuese, tha se ai shqyrtoi më shumë se 3,000 ilaçe për përshtatshmëri, në atë që ai e përshkruan si të kërkosh ‘gjilpërën në kashtë’.

Kjo qasje mund të sigurojë një rrugë të shpejtë për të gjetur trajtime, pasi ilaçet janë provuar dhe testuar dhe ai shpreson të punojë me një kompani farmaceutike për të marrë shpejt ilaçet që ai identifikoi të testuara klinikisht për COVID-19.

Kur përballen me SARS‑CoV‑2, ilaçet në fjalë – darapladib, e cila aktualisht trajton arterosklerozën; ilaçi i kancerit Flumatinib; dhe një ilaç kundër HIV – nuk shënjestrojnë proteinën spike. Përkundrazi, ato synojnë një nga dy proteinat e tjera: proteinën mbështjellëse dhe proteinën 3a.

‘Këto proteina – veçanërisht proteina mbështjellëse – vështirë se ndryshojnë midis varianteve, madje edhe midis sëmundjeve nga familja e koronavirusëve. Si i tillë, ilaçet që i drejtojnë ato ka të ngjarë të mbeten efektive pavarësisht mutacioneve’, tha Arkin.