Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit për sa i përket pandemisë Covid-19.
Megjithatë ka pasur një rritje të rasteve të reja.
Nga 3526 testime të kryera njanë gjetur 43 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spitalin Infektiv po marrin mjekim të specializuar 6 pacientë.