Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Librazhd, tre makina përplasen me njëra tjetrën dhe bllokojnë qarkullimin


Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” në aksin Librazhd -Elbasan ku janë përfshirë tre automjete.

Dyshohet se shkaku i aksidentit që ndodhi rreth orës 17:35 ka qenë tentativa për parakalim e një autoveture.

Fatmirësisht nga aksidenti kanë pësuar dëmtime fare të lehta dy persona ,ndërsa tri automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë qarkullimi për shkak të aksidentit është paralizuar plotësisht dhe shërbimet e policisë rrugore po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim pasi për momentin ka një fluks të madh në të dy kahet e rrugës.