Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit pasditen e sotme.
Nga aksidenti raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.
Një mjet Land Rover është përplasur me një autobus.
“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.