Vendosni fjalën kyçe....

Bezos zbarkon në shkretëtirën e Teksasit pas fluturimit të suksesshëm 11 minutësh në hapësirë (Video)


Kapsula që mbante Jeff Bezos dhe udhëtarët e tjerë në bordin e ‘New Shepard’ të Blue Origin ka zbritur me sukses në shkretëtirën perëndimore të Teksasit, pas udhëtimit të parë në hapësirë.

Pasi lundroi për pak kohë në hapësirë, mjeti zbriti përsëri në Tokë, duke përdorur parashutat për ta drejtuar përsëri në terrenin e rrafshët të Teksasit perëndimor.

Bezos u bashkua me vëllanë e tij Mark, pionieren femër të aviacionit Wally Funk dhe Oliver Daemen, një adoleshent 18-vjeçare hollndez, babai i të cilit pagoi për një vend në mjetin e Bezos. Të gjithë udhërtarët raortohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Raketa bëri gjithashtu ulje të sigurt. Pasi e shtyu kapsulën drejt hapësirës, ​​ajo përdori mjetet me të cilat ishte pajisur për të prekur tokën.

‘New Shepard’ u nis 11 minuta më parë nga pika që ndodhet në një pjesë të shkretëtirës së largët në malet Guadalupe në Teksasin perëndimor.