Dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën nga përmbytjet e rënda që goditën Gjermaninë ditët e fundit.
Sipas Ministrisë së Jashtme, njëri prejt tyre kishte shtetësi gjermane.
Njëra nga viktimat është një vajzë e re i identifikuar si Vanessa Koxha ndërsa njoftimin për vdekjen e saj e ka bërë i ati në rrjetet sociale.
Gjermania e Belgjika u goditën rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit që lanë pas më shumë se 180 viktima, qindra të lënduar e dëme të mëdha materiale.