Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarë nga Kosova humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani

Dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën nga përmbytjet e rënda që goditën Gjermaninë ditët e fundit.

Sipas Ministrisë së Jashtme, njëri prejt tyre kishte shtetësi gjermane.

Njëra nga viktimat është një vajzë e re i identifikuar si Vanessa Koxha ndërsa njoftimin për vdekjen e saj e ka bërë i ati në rrjetet sociale.

Gjermania e Belgjika u goditën rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit që lanë pas më shumë se 180 viktima, qindra të lënduar e dëme të mëdha materiale.