Vendosni fjalën kyçe....

Gara me “Lamborghini” dhe “BMW” rrugës për Vlorë, ndëshkohen nga policia dy shoferët nga Kosova (VIDEO)


Dy shtetas nga Kosova janë ndaluar dhe gjobitur nga policia e Vlorës, pasi kishin qenë duke bërë gara shpejtësie me makinat e tyre sportive.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, dy shtetarit kosovarë po udhëtonin me shpejtësi të lartë në aksin Fier-Vlorë, njëri me “Lamborghini” dhe tjetri me “BMW”.

Radarët e policisë i regjistruan duke udhëtuar me mbi 225 km/h dhe pavarësisht se punonjësit e rendit u bënë shenjë të ndalonin, ata kanë vijuar rrugën drejt Vlorës.

Më pas ata u bllokuan në hyrje të qytetit bregdetar, ku janë gjobitur njëri me 168 mijë lekë dhe tjetri me 120 mijë lekë.

Detajet e policisë:

Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor. Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës.

225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.

Automjeteve u është bërë shënjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme “Shqiponja” dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me masë administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.