Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj nuk e lë traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave për Bajram (FOTO)


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk e ka braktisur traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave me rastin e festës së Kurban Bajramit për policët e Kosovës, as tani që nuk ka më poste në qeveri.

Ish- kryeministri Haradinaj u ka shpërndarë ëmbëlsira edhe sot punonjësve të policisë, ndërsa ua ka uruar festën të gjithëve që janë sot në krye të detyrës, përveç policëve edhe ushtrisë, mjekëve, infermierëve e të tjerëve.

“Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën. Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët. Ne besojmë, andaj gëzohemi dhe festojmë.

Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë.

Uroj me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që janë në krye të detyrës, Policinë, Ushtrinë, mjekët e infermierët, e të gjithë të tjerët. Urime Bajrami i Vogël.”- ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetet sociale.