Dhjetëra dhi janë lëshuar në një park të Nju Jorkut për të ngrënë shkurret që ishin rritur shumë.
Ato u lëshuan në parkun Riverside të Manhatan për të ngrënë bimët e rritura jashtë mase dhe që kishin një pjesë të mirë të parkut me dendësinë e tyre.
Qytetarët e pranishëm brohoritën të ngazëllyer teksa dhjetëra dhi ia nisën menjëherë nga puna për të spastruar parkun.
Përdorimi i dhive për këtë ‘mision’ është një mënyrë miqësore me natyrën krahasuar me përdorimin e kimikateve për t’i zhdukur bimët në fjalë. Po kështu është një mënyrë e mirë për të ushqyer kafshët ka kosto shtesë.