Vendosni fjalën kyçe....

Nju Jorku gjen zgjidhjen e veçantë për të pastruar parkun, ‘punëson’ tufën e dhive (Video)

Dhjetëra dhi janë lëshuar në një park të Nju Jorkut për të ngrënë shkurret që ishin rritur shumë.

Ato u lëshuan në parkun Riverside të Manhatan për të ngrënë bimët e rritura jashtë mase dhe që kishin një pjesë të mirë të parkut me dendësinë e tyre.

Qytetarët e pranishëm brohoritën të ngazëllyer teksa dhjetëra dhi ia nisën menjëherë nga puna për të spastruar parkun.

Përdorimi i dhive për këtë ‘mision’ është një mënyrë miqësore me natyrën krahasuar me përdorimin e kimikateve për t’i zhdukur bimët në fjalë. Po kështu është një mënyrë e mirë për të ushqyer kafshët ka kosto shtesë.