Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në Bypass-in e Vlorës i cili u përuruar para pak ditësh.
Në aksion janë përdorur dronët, kamerat, aparate fotografike si dhe makina me civilë për të kapur shkelësit.
Sipas policisë, në 48 orët e fundit janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar, 44 për shkelje të semaforit, 51 për shpejtësi tej normave të lejuara, 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.