Vendosni fjalën kyçe....

Polonia kthen 6 notarë në shtëpi, pasi kishte çuar shumë gabimisht në Lojërat Olimpike të Tokios


Polonia ka kthyer gjashtë notarë në shtëpi të cilët ishin dërguar në Japoni për Lojërat Olimpike, kjo pasi gabimisht kishin dërguar më shumë nga sa kërkohej.

Fillimisht Polonia zgjodhi 23 atletë por iu desh ta shkurtonte numrin në 17 bazuar në rregullat kualifikuese të trupit qeverisës botëror FINA.

Presidenti i Federatës Polake të Notit (PZP) Paëel Slominski ka kërkuar falje dhe tha se ai e kuptonte zemërimin e atyre sportistëve që janë kthyer në shtëpi.

“Unë shpreh keqardhje, trishtim dhe hidhërim të madh për situatën.”- tha ai në një deklaratë, citon BBC. “Një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe reagimi i notarëve, emocionet e tyre, sulmi ndaj Federatës Polake të Notit është i kuptueshëm për mua dhe i justifikuar.”

Slominski shtoi se gabimi kishte ndodhur për shkak të “dëshirës për të lejuar sa më shumë lojtarë dhe trajnerë që të ishte e mundur, që të merrnin pjesë në Lojëra”.

Një nga 6 atletët e kthyer, Alicja Tchorz, e cila ka përfaqësuar Poloninë më parë në Lojërat Olimpike 2012 dhe 2016, shprehu zemërimin e saj për gabimin në mediat sociale.

“Imagjinoni të përkushtoheni pesë vjet të jetës suaj dhe të përpiqeni për një fillim tjetër në ngjarjen më të rëndësishme sportive, të hiqni dorë nga jeta dhe puna juaj private, duke sakrifikuar familjen tuaj dhe rezultatet e përkushtimit tuaj të rezultojnë një dështim total.”- shkroi ajo në Facebook. Edhe të tjerët patën reagime të ngjashme në platformat e tyre sociale.

Shumica e ekipit të notit në Poloni kanë nënshkruar një letër të hapur për PZP-në duke bërë thirrje që bordi të japë dorëheqjen lidhur me incidentin.