Disa shpërthime u dëgjuan sot në Kabulin qendror në Afganistan, kur presidenti Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të lartë po bënin lutjet e tyre për të shënuar fillimin e festës myslimane të Kurban Bajramit.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv shihet një numër zyrtarësh, mes të cilëve edhe presidenti Ghani, që vazhdojnë me lutjet e tyre edhe pas shpërthimeve.
Ende nuk ka njoftime për ndonjë viktimë ose të plagosur.
Video by national TV shows the moment rockets landed near the Presidential Palace during Eid prayers this morning. pic.twitter.com/WmEniyfLfM
— TOLOnews (@TOLOnews) July 20, 2021
Siç shkruan RT duke iu referuar medieve lokale, të paktën tre raketa u qëlluan nga veriu i kryeqytetit dhe “ranë në zona pranë Pallatit Presidencial”.
Forcat e sigurisë nxituan të rrethonin zonën e dyshuar të nisjes së këtyre raketave.
Në një kohë kur ende askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin, në fjalimin e tij pas lutjeve presidenti Ghani fajësoi Talibanët, duke thënë se militantët treguan se ata nuk kishin vullnet për paqe. Ai u zotua të “merrte vendime bazuar në këtë”.
3 #Rockets attack near the Presidential Palace in downtown #Kabul during Eid prayers. https://t.co/6wZ4hOUpG7 pic.twitter.com/tVGb953lnQ
— Sandeep Seth (@sandipseth) July 20, 2021