Vendosni fjalën kyçe....

Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria e Becchetti janë marrë vesh për gjobën 110 milionë euro

Aktivisti i Vetëvendosjes në Shqipëri, Arbër Zaimi, ka komentuar pranimin e qeverisë shqiptare për t’i paguar gjobën 110 milionë euro biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Ai shkruan se lekët që do paguhen nuk janë pasuri e zyrtarëve por e të gjithë shqiptarë ndërsa shton se një shumë të tillë mund të financoheshin shtëpi, shkolla, universitete e spitale.

“Pra, Shqipëria u detyrua nga arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milion euro Francesco Becchetti. Këto para nuk janë pasuri e zyrtarëve, por e qytetarëve, e të gjithëve ne. Me këto para, 2200 familje të reja mund të ishin pajisur me apartament. 55 fakultete do të mund të ishin pajisur me laboratorë të nivelit të lartë bashkëkohor. 5 spitale supermoderne do të mund të ishin ndërtuar.” – shkruan Zaimi në Facebook.

Ai shton më tej se për një çështje të tillë, asnjë zyrtar nuk ka përfunduar në burg e në këtë rast mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria e Becchetti janë marrë vesh me njëri-tjetrin.

Qeveria shqiptare duke mundësuar që çështja të fitohet në arbitrazh nga Becchetti ndërsa ky i fundit duke thënë një pjesë të parave të marra te qeveritarët që mundësuan shkeljet nga të cilat përfitoi Becchetti e gjykata u detyruar të merrte vendimin në favor të tij.

“A shkon ndonjë zyrtar i Edi Ramës në burg për humbjen e këtyre parave tona? Apo në burg shkojnë vetëm hajdutët e vegjël? Nëse nuk ndëshkohet askush në nivele të larta, atëherë mbetet i besueshëm shpjegimi se qeveria dhe Becchetti janë marrë vesh: të parët duke garantuar që çështja bëhet e fitueshme në arbitrazh nga i dyti, e ky i fundit, duke dhënë nën tryezë një pjesë të parave të marra te qeveritarët që mundësuan shkeljet pa të cilat arbitrazhi nuk do e merrte dot këtë vendim.” – mbyll statusin Zaimi.