Vendosni fjalën kyçe....

Balaj përfundon aventurën në Austri, rikthehet në Rusi

Bekim Balaj është zyrtarisht futbollist i Nizhny Novgorod.

Bekim Balaj ka lënë këtë verë Sturm Grazin pas dy sezonesh për të shijuar një tjetër aventurë të re.

Ai është rikthyer në Rusi, por tani do ta veshë fanellën e skuadrës së Nizhny Novgorod.

30-vjeçari ka firmosur për dy sezone me skuadrën e Premier Ligas.

Balaj më parë ka luajtur me Akhmat Grozyn dhe e njeh shumë mirë Rusinë, gjuhën dhe futbollin e këtij vendi.