Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë bllokon kompaninë e Bashkim Ulajt

Gjykata e Lartë ka bllokuar kompaninë e biznesmenit dhe ndërtuesit Bashkim Ulajt për vazhdimin e punimeve në HEC-et në Valbonë.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Padia nga shoqata është bërë në vitin 2017 në Gjykatën Administrative ndërsa pas kalimit të proceduarve ditën e sotme Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë punimet për ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë.

Gjykata e Lartë sot vendosi për “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.