Vendosni fjalën kyçe....

“Hidhu, të mbaj unë” – Polici hero shpëton nga zjarri familjen në Nju Jork (VIDEO)


Një oficer policie në Nju Jorku po konsiderohet si hero, pasi shpëtoi një familje prej gjashtë personash nga shtëpia e tyre që po digjej.

Conklin iu përgjigj një telefonate për një zjarr rreth orës 12:15 dhe kur arriti në vendngjarje zbuloi se kishte të rritur dhe fëmijë të bllokuar lart në banesë.

Zjarri kishte rënë në banesën e Hector dhe Brooke Rivera, të cilët jetonin në shtëpi me katër fëmijët e tyre të moshës nga 3 në 12 vjeç.

Oficeri Conklin kërkoi ndihmë nga Departamenti i Zjarrfikësve ndërsa vraponte për në banesën në flakë, shkruan Daily Mail. Në videon e kamerave që mbante në trup, oficeri dëgjohet duke u thënë personave të hidhen nga dritarja, pasi do t’i priste ai: “Hidhu, të mbaj unë. Të mbaj unë.”

Kamera e trupit u ndërpre në atë moment dhe nuk u konfirmua se sa njerëz ishte në gjendje të shpëtonte i vetëm Oficeri Conklin – por nuk pati vdekje të raportuara në incident.

Departamenti i Policisë e lavdëroi Conklin për ‘heroizmin’ e tij dhe mendimin e shpejtë.

“Unë mund të them se kam parë shumë shembuj heroizmi gjatë viteve nga oficerët.”- tha Shefi i Policisë Tim Jackson në një deklaratë. Ai shtoi: “Pasi pashë videon e këtij incidenti dhe u fola të tjerëve të përfshirë, mund të them se veprimet e oficerit Conklin ishin, një nga shembujt më të shquar të trimërisë, heroizmit dhe shërbimit shembullor që kam parë.”

GoFundMe ka mbledhur mbi 3,000 dollarë që nga e marta në mëngjes, për familjen prej 6 anëtarësh që humbi shtëpinë dhe të gjitha sendet e tyre nga zjarri.