Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gjyqtarja Hoxha dorëzon raportet mjekësore të djalit e babait, Gjykata e lë në qeli


Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë për të tretën herë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për t’u liruar nga burg me argumentimin se duhet të kujdeset për djalin e sëmurë.

Avokati i Hoxhës, paraqiti para gjykatës raportin psikologjik të djalit të, një raport mjekësor për rëndimin e gjendjes shëndetësore të të birit si dhe një raport të babait të ish-gjyqtares.

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të këtij viti pasi akuzohet për korrupsion.