Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministrja e Brendshme ankimon masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Nuk ka rrezik të largohem


Ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Zonja Voda pretendon se ajo nuk ndodhet në kushtet ligjore për t’u vendosur nën masën e sigurisë, pasi nuk ka rrezikshmëri që të largohet nga vendi, apo të pengojë hetimin.

Kujtojmë se GJKKO e la në ‘arrest shtëpie’ në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, pasi ajo ra në ‘rrjetën’ e SPAK nën akuzat për korrupsion.

Ish-zv.ministrja akuzohet se ka ndërhyrë për t’i siguruar një vend pune avokates Florida Beut në ministri, por mohon ta ketë bërë këtë.

Hetimet e SPAK zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune. Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”.

Hetimet zbuluan se Beu i ka dhënë edhe një aparat celular ish-ministres si dhe një arkë me peshk në portin e Durrësit.