Vendosni fjalën kyçe....

Kapet norvegjezi që përdori mbi 300 identitete për të përfituar 1.1 milion dollarë nga skema e kompensimit Covid

Një burrë norvegjez i cili bëri shumë përpjekje për të përfituar’ në mënyrë të paligjshme nga programi i ndihmës Covid-19 të vendit është arrestuar nga autoritetet, por vetëm pasi ai përdori qindra identitete false si pjesë e skemës së tij masive të mashtrimit.

I dyshuari 35-vjeçar është akuzuar për përfitimin e rreth 10 milionë koronave norvegjeze (1,1 milion dollarë) në kompensimin e lidhur me pandeminë nga Administrata e Punës dhe Mirëqenies së vendit (NAV). Programi i përfitimeve është krijuar për të ndihmuar ata që janë prekur financiarisht nga kriza shëndetësore.

Sipas raporteve të medias, burri përdori rreth 300 identitete të vjedhura nga punonjësit që punonin në 11 kompani të ndryshme. Ai thuhet se u dha ‘punonjësve’ të ardhura të larta në mënyrë që ata të mund të kërkonin shumën maksimale të kompensimit të pagës. Në total, i dyshuari aplikoi për rreth 17 milionë korona, por mori vetëm rreth gjysmën e shumës para se autoritetet të nisnin të dyshonin.

Policia norvegjeze e përshkroi mashtrimin si një nga rastet më të mëdha të mashtrimit të ndihmës Covid deri më tani. Pas marrjes së pagesave nga NAV, besohet se burri i ka drejtuar paratë në një rrjet të pastrimit të parave. Deri më tani policia ka rikuperuar një milion korona.