Vendosni fjalën kyçe....

Këshillat e reja nga Australia: Mos i flisni askujt me gojë edhe nëse keni maskë apo jeni vaksinuar, qëndrojuni larg njerëzve


Me Sydney-n ende në bllokim mes një numri të madh rastesh të reja Covid-19, zyrtarja më e lartë shëndetësore për Uellsin e Ri Jugor ka bërë thirrje për një nivel të ri të distancimit shoqëror: të mos ketë biseda me njerëz të tjerë.

Pasi raportoi për 78 raste me Covid-19 dhe një vdekje në shtet, Kryeshefja e Shëndetësisë Dr. Kerry Chant u tha gazetarëve të martën se australianët nuk duhet të përfshihen në biseda, edhe nëse të dy palët kanë maska dhe pavarësisht nga statusi i vaksinimit. .

“Përderisa është natyrë njerëzore të merremi me biseda me të tjerët, për fat të keq, nuk është koha për të qenë miqësorë,” tha Chant.

“Pra, edhe nëse hasni në fqinjin tuaj të derës në qendrën tregtare, mos i flisni. Tani është koha për të minimizuar ndërveprimet tuaja me të tjerët.” – theksoi ajo.

Maskat nuk ofrojnë ‘mbrojtje totale’, shtoi Chant, kështu që banorët duhet të shmangin bisedat me njëri-tjetrin.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani