Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu bën bilancin, shifra e vaksinimeve shkon në 1 milion e 95 mijë e 453


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri bilancin mbi numrin e vaksinave të kryera deri më sot në fushatën e imunizimit ndaj Covid-19.

Sipas ministres Manastirliu, deri më tani janë kryer 1,095,453 vaksinime

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,095,453 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik.

Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.”-shkruan Manastirliu.