Një 67 vjeç është mbytur në Golem.
Sipas policisë, viktima e identifikuar si shtetasi me iniciale Xh.K., dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Që prej çeljes së sezonit veror, dhjetëra persona kanë humbur jetën në plazhet e vendit.
Njoftimi
“Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”