Autoritetet në Nigerinë veri-perëndimore thonë se ata kanë liruar 100 gra dhe fëmijë, të cilat ishin rrëmbyer nga banditë.
Grupi i grave dhe fëmijëve u rrëmbyen në 8 qershor në shtetin Zamfara. Katër persona u vranë gjithashtu gjatë incidentit.
Qeveria e shtetit të Zamfara-së tha se ata u lanë të lirë pa u paguar asnjë shpërblim, por nuk u dhanë detaje të tjera.
BBC shkruan se gratë dhe fëmijët e tyre (kryesisht foshnja) do t’u nënshtrohen tani kontrolleve mjekësore dhe do të informohen para se të kthehen në shtëpitë e tyre.
Një vërshim rrëmbimesh ka ndodhur në rajon gjatë muajve të fundit.
Që nga dhjetori i vitit 2020, më shumë se 1.000 njerëz janë rrëmbyer. Shumica janë liruar më vonë, raportohet se janë paguar shpërblime, por disa janë vrarë.
Autoritetet kanë fajësuar për këto incidente banditët, grabitësit e armatosur, dhe milicitë e tjera të armatosura që veprojnë në rajon të cilët kryesisht motivohen nga paratë.
Që nga rrëmbimi i reklamuar mirë në vitin 2014 i 276 nxënëseve nga shkolla e mesme e Chibok nga militantët islamikë të grupit Boko Haram në shtetin Borno, më shumë grupe të armatosura kanë përdorur rrëmbimin masiv të studentëve për të përfituar para.
Presidenti Muhammadu Buhari ka drejtuar ushtrinë për të larguar kriminelët në Zamfara dhe shtetet fqinje të Kaduna dhe Katsina.