Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video nga projekti i Portit të Durrësit.
Në shkrimin që shoqëron videon, Rama shprehet se studioja urbanistike e Emaar Grup në Dubai (kompania që do të ndërtojë portin) ka përfunduar me sukses planin urbanistik dhe së shpejti pritet të nisin punimet.
Sipas Ramës, ky do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike në Mesdhe.
“MIRËMËNGJES
dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë.”-shkruan Rama.