Vendosni fjalën kyçe....

Sallabanda: Shqipëria fenomen interesant, pa masa drastike dhe më pak raste, duhet studiuar si e ka bërë vaksinimin

Doktori i cili punon në Spanjë Kita Sallabanda në një intervistë për Repolitix e sheh fenomen interesant rastin e Shqipërisë për situatën e pandemisë.

Sipas tij në Shqipëri nuk ka masa drastike dhe përsëri ka më pak raste.

Ai shtoi se duhet studiuar nga virologët dhe imunologët se çfarë ka ndryshe vaksinimi në Shqipëri.

Në Shqipëri ka ndodhur një fenomen shumë interesant. Edhe pse nuk ka marrë masa drastike dhe shumë kufizuese si në Spanjë, të dhënat e Shqipëri janë shumë pozitive në krahasim me vendet e tjera. Duhet studiuar nga virologët dhe imunologët se çfarë ka ndryshe mënyra e vaksinimit në Shqipëri që ka funksionuar më mirë se vendet e tjera“, tha Sallabanda.