Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhuron pajisje për Policinë Kufitare, ambasadorja Kim: Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar policisë kufitare të Shqipërisë pajisje të cilat do të ndihmojnë në monitorimin dhe parandalimin e trafiqeve të ndryshme.

Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Kakavijë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi sot se mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar.

Ajo tha se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminalë.

“E kënaqur dhe krenare të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeveisë amarikane për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përforcimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë,ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kepaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtja e kufirit nga trafikimi i drogës e armëve është thelbësore për lirinë e një shteti. Konfiskimet e fundit në kufi është një tregues i mirë për pajisjet që ne kemi dhuruar.

Duhet të pranojmë se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me strukturat e tjera për më shumë sukses. Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, dhe drogës, i lidh diçka e përbashkët, kriminelë të rrezikshëm e të pamëshirshëm. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm. I nxisim të gjitha agjencitë që të punojnë krah për krah për trafiqet e paligjshme. SHBA do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet tuaja krah për krah në luftën kundër terrorizmit” – tha ambasadorja Kim.

Aparaturat e dhuruara nga SHBA konsistojnë në kamera termike, detektorë metalesh apo dhe GPS për të rritur më shumë sigurinë në kufij.

I Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së tij, Çuçi u shpreh se me mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt.

“Në Kakavijë ka patur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE. Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë. Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30-vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria.

Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë por edhe të jetë një vend me siguri të lartë. Kjo kërkon ruajtje të këtij standarti. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj janë rritje e standartit të ruajtjes së kufijve duke ndikuar në atë standart ku ndodhemi sot. Ky arsenal pajisjesh dhe perosnlei që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e frontex, ka rritur standartin e sigurisë” – tha Çuçi.