Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy fqinjëve në Cërrik, plagoset njëri prej tyre


Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Incidenti ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Cërrikut.

Dy fqinjët janë përplasur me njëri tjetrin për motive që ende nuk dihen. 31-vjeçari me inicialet B.Sh e kishte goditur me thikë fqinjin e tij 44-vjeçarin B.DH. Ai është dërguar në spital ku ndodhet për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

 “Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.    

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.