Vendosni fjalën kyçe....

Të gjithë fëmijët mbi 2 vjeç duhet të mbajnë maska edhe nëse janë vaksinuar – Akademia e Pediatrisë në SHBA


Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) po bën thirrje që fëmijët mbi dy vjeç të mbajnë maska në kopshte e shkolla, edhe nëse janë vaksinuar kundër Covid-19, duke tejkaluar udhëzimet e CDC të SHBA-së pasi disa shtete ndalojnë mbajtjen e maskave me detyrim.

“Kombinimi i shtresave të mbrojtjes që përfshijnë vaksinimet, maskimin dhe higjienën e duarve të pastra do ta bëjë mësimin personal të sigurt dhe të mundshëm për të gjithë”, tha Dr. Sonja O’Leary, kryetare e Këshillit të AAP për Shëndetin e Shkollës, të hënën .

Rekomandimi shkon më tej sesa udhëzimi i përditësuar që u lëshua në fillim të këtij muaji nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i cili tha se studentët dhe punonjësit e shkollës të cilët janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska.

Zyrtarët e shëndetit publik të Kalifornisë javën e kaluar u thanë shkollave të bllokonin hyrjen për nxënësit e studentët si dhe stafin që nuk pranojnë të mbajnë maska, por ajo u tërhoq disa orë më vonë, duke lejuar rrethet arsimore lokale të vendosnin se si të zbatonin rregullat e tyre Covid-19.

Shumica e shteteve amerikane nuk kanë detyrim për mbajtjen e maskave për shkollat ​​publike. Nëntë shtete kanë kërkesa për maskë për të gjithë nxënësit e studentët, ndërsa dy kërkojnë që vetëm fëmijët e pavaksinuar të mbajnë maska.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani