Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna armësh në një klub nate në Itali, 10 të rinj të plagosur


Një përplasje me armë ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh pranë një diskoteke në Itali. “Rai” raporton se dhjetë të rinj kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në klubin e Yachting-ut në San Vito, afër Tarantos, ku ishin të pranishëm mbi 300 persona.

Përplasja e dhunshme nisi pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh, njëri nga Grottaglie dhe tjetri nga rrethi Tamburi. Një djalë do kishte një pistoletë me vete dhe në kulmin e përplasjes, kishte filluar të qëllonte drejt katër vajzave dhe gjashtë djemve të moshave midis 20 dhe 28 vjeç.

Të gjithë të plagosurit u transportuan në spital me ambulanca. Patrullat ee policisëndërhynë në vend dhe ndaluan një person të dyshuar, ndërsa kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së diskotekës.

Një prej të rinjve të plagosur është në gjendje pak më të rëndë dhe do t’i nënshtrohet sot një operacioni.

Katër të tjerë iu nënshtruan një operacioni për të nxjerrë fragmente plumbi. Pesë të tjerë që ishin pjesë e turmës pësuan lëndime më të lehta gjatë arratisjes nga banjoja.