Disa zona në Tiranë do kenë mungesë energjie elektrike ditën e nesërme.
Shkak për këtë është rikonstruksioni në rrjetin e kabinat elektrike të kryeqytetit.
Zonat që do preken janë rruga ‘Taulantia’, rruga ‘Kolë Popa’ dhe një pjesë e zonës pranë ish-Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, disa pallate në bulevardin ‘Zhan D’Ark’, rruga Kamëz-Valias, Kasalla, rruga ‘Agon’ dhe rruga ‘Ention Frroku’.
Ndërprerja e energjisë do jetë nga mëngjesi deri në orën 14:00.