Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Jam i gatshëm për zgjedhje, kur të dojë opozita e më kandidat të dojë


Kryebashkiaku Veliaj ka thënë se është i gatshëm të përballet kurdo dhe me këdo në zgjedhje lokale të vitit 2019, në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që të përsëriten.

Ai e bëri deklaratën gjatë një interviste online në News24, ku komentoi zhvillimet e fundit në vend.

Kreu i Bashkisë shtoi se falë punëve të bëra, vlera e Tiranës është rritur jashtë mase dhe sot çdo banor i sah është më i pasur se një ditë më parë.

“Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat kë të duan për të parë ofertat më të mira. E shoh sekëlldinë e tyre. Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bërë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë.” – tha Veliaj.