Me pretendimin se vuan nga zemra e diabeti, ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe ka kërkuar sot lirimin nga qelia.
Avokati i tij e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit për të kërkuar lirimin e klientit të tij, i arrestuar pak ditë më parë, bashkë me një grup zyrtarësh e ish-zyrtarësh të Bashkisë së Lushnjës për abuzim me detyrën e korrupsion për tenderin e një kanali vaditës.
Sipas avokatit, Tushe, vuan prej vitesh nga problemet me zemrën e diabetin, ka gur në tëmth që i shkakton kriza të vazhdueshme, probleme me mushkërinë e ka alergji ndaj disa ushqime.
“Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara: “Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme.” – argumenton avokati i Tushes.