Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 10 shoferë në vend, pezullohen 38 patenta e vihen 1707 gjoba


Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin 24 orët e fundit.

Gjashtë prej tyre janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa katër të tjerët për drejtim mjeti pa patentë.

Nga kontrollet e kryera nga Policia Rrugore janë pezulluar 38 leje dejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

1707 gjoba janë vënë së fundmi në mabarë vendin për shkelje të ndryshme si përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, mospërdorim të rripit të sigurisë, shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.