Shtatë persona janë arerstuar në Tiranë 24 orët e fundit.
Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale me dy prej tyre që janë në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi
“Bien në prangat e Policisë së Tiranës 7 persona, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. D, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. B., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimim e shtetasit L. H., 35 vjeç (i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.3) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Po nga specialistët e qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
I.H., 26 vjeç dhe A. H., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
K.K., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 21.07.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. M., 50 vjeç, pasi në Kombinat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. B., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 21.07.2021, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit S. P., 66 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”