Një efektiv policie është arrestuar nga SHÇBA-ja ndërsa i vëllai është arrestuar nga policia pas një aksidenti të ndodhur në Kamzë, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në pranga kanë përfundua polici 20-vjeçar me iniciale R.M. dhe i vëllai 22-vjeçar me iniciale M.M.
Aksidenti i rëndë ndodhi në në rrethrrotullimin e Frutikulturës ku dy vëllezërit që udhëtonin me një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ përplasën një 26-vjeçar që udhëtonte me një motoçikletë ‘Suzuki’ i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Njoftimi
“Tiranë
Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.
Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip ‘Benz’ në rrugën ‘Teuta’, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip ‘Suzuki’, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.”