Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Tre aleatët e Bashës që nuk kanë kaluar prangun 1% në zgjedhje, s’përfitojnë fonde


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur se tre partitë opozitare që nuk kanë kaluar pragun 1% në zgjedhjet e 25 Prillit, nuk meritojnë kompesim.

Kujtojmë se 3 parti politike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, të cilat garuan në një listë me Partinë Demokratike kërkuan kompensim të fondeve paszgjedhjeve.

Por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se këto parti nuk përfitojnë kompensim të fondeve.

“Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.

Partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto tre parti duhet të kalonin 1%-in, asnjë nuk e ka kaluar të merrte mbi 15 mijë vota. Për këtë arsye nuk kompesohen. Bazuar në nenin 19 në shkronjën K dhe M, vendos të mos shpërndajë kompensimin financiar paszgjedhorë për asnjë parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në KAS.”- deklaroi Celibashi.